Europa Lindore dhe Rajoni i Baltikut do të dominohen  nga vranësirat e shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në formën e rrebeshe të shoqëruara me mini stuhi ere. Po_ashtu edhe Alpet e kontinentit MBETEN me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here pritet të gjenerojnë rrebeshe të përkohëshme. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian parashikohet të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm duke sjellë në gadishullin Skandinav dhe Ishujt Britanik alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Gjithashtu me intervale të gjata me diell dhe temperatura shumë të larta PARAQITET pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugore, të cilat më të dukshme do të jenë në rajonin e Ballkanit dhe gadishullin Iberik.