Bullgaria shënoi normën më të lartë të konsumit ditor me 26.3 për qind dhe Holanda me 9.9 për qind, tha sot Eurostat. Në vitin 2025, 16.5 për qind e personave të moshës 16-vjeç e lart në të gjithë BE-në kanë konsumuar duhan dhe produkte të lidhura me to, përfshirë e-cigaret, qeskat e nikotinës dhe produktet e duhanit të ngrohur, çdo ditë.

Kjo shifër përfaqëson rënie të lehtë nga norma prej 17.5 për qind e regjistruar në vitin 2022. Të dhënat treguan se 20.8 për qind e meshkujve përdorën produkte të duhanit çdo ditë ndërsa për femrat shifra është 12.6 për qind.

Të dy përqindjet ranë pak në krahasim me vitin 2022, kur 22.2 për qind e burrave dhe 13.1 për qind e grave raportuan përdorimin e përditshëm. Personat e moshës 35 deri në 49-vjeç shënuan përqindjen më të lartë të përdoruesve të përditshëm të duhanit me 21.3 për qind.