Kosova Moti – E Enjte, 6 Gusht 2026

0
2

Orët e para të ditës në territorin e Kosovës parashikohet të mbizotërohen nga intervalet e gjata me diell të cilat më të dukshme do të të jenë në zonat Jugore. Po ashtu dhe mesdita pritet të jetë me intervale të gjata me diell, POR herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave KU më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet të shtohen vranësirat dhe të rritet lagështira në ajër duke bërë që të krijojnë mundësi për rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe në maksimume duke luhatur vlerat ditore nga;  16°C temperatura më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.