Kur pësojmë një plagë, organizmi ynë aktivizon një mekanizëm biologjik të jashtëzakonshëm, shkruan mondo sanità.it.
Miliona qeliza komunikojnë mes tyre, lëvizin drejt zonës së dëmtuar, krijojnë enë të reja gjaku dhe rindërtojnë gradualisht indin e dëmtuar.
Megjithatë, në shumë raste ky proces ngec. Ulcerat e këmbës diabetike mund të mbeten të hapura për muaj të tërë, ndërsa djegiet e rënda shpesh kërkojnë trajtime të ndërlikuara.
Edhe pse proteinat që përshpejtojnë shërimin ekzistojnë, ato shpesh nuk arrijnë në vendin e duhur ose në momentin e duhur.





