Del në ankand, si NFT (pronësi për një kopje unike – shën. i përkth.) sms-ja e parë në histori. Ajo u transmetua nga Vodafone më 3 dhjetor 1992, përmes rrjetit të kompanisë dhe u prit nga Richard Jarvis, punonjës i kompanisë, gjatë një feste Krishtlindjesh. SMS-ja përmbante vetëm 14 shkronja “Merry Christmas” (nga anglishtja ”Gëzuar Krishtlindjet”). Kjo sms po del në ankand nga agjencia franceze ”Aguttes”. Blerësi do të jetë në gjendje të paguajë shumën përmes ”Ethereum”, një prej kriptomonedhave më të njohura, së bashku me ”Bitcoin”. Ankandi do të zhvillohet më 21 dhjetor dhe Vodafone do t’ia dhurojë të ardhurat nga shitja UNHCR-së, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. “Libri i parë i printuar, telefonata e parë, emaili i parë: të gjitha këto shpikje kanë ndryshuar jetën tonë dhe komunikimin tonë në botë. Ky mesazh i parë me tekst i marrë në vitin 1992 është një dëshmi historike e përparimit njerëzor dhe teknologjik. Ai transmetoi një mesazh gëzimi, ‘Gëzuar Krishtlindjet”, tha Maximilien Aguttes, kreu i shtëpisë së ankandeve
SMS-ja e parë në botë (1992) në ankand
RELATED ARTICLES