Republika e Kosovës përgjatë gjithë 24 -orëshit parashikohet të jetë nën ndikimin e vlerave të larta Barike të cilat do të sjellin, dominim të motit të kthjellët në të gjithë territorin përgjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës. Ndërsa pasditja do të sjelli shfaqje graduale të vranësirave kalimtare në zonat Veriore dhe pjesërisht në Lindje të Kosovës POR nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.



