Pothuajse një në dy gra mendon se shtatzënia do të dëmtojë karrierën e tyre

Një studim tregoi se pothuajse dy të tretat e të anketuarve (63%) përmendën pengesat ekonomike, profesionale ose sociale, si arsyen kryesore pse nuk kanë më shumë fëmijë.

Ndërkohë, gati një në dy gra (49%) tha se ka frikë nga pasoja negative në karrierë nëse do të mbetej shtatzënë.

Italia po përballet gjithashtu, me një plakje të shpejtë të popullsisë, ku në vend jetojnë rreth 24 mijë persona mbi 100 vjeç.

Popullsia totale e Italisë, më 1 janar, mbeti pothuajse e pandryshuar, në rreth 58,94 milionë banorë, krahasuar me vitin e kaluar.

Arsyeja kryesore që numri i banorëve nuk ka rënë më shumë është ardhja e emigrantëve, të cilët kanë kompensuar rënien natyrore të popullsisë