Rajoni Nikaj-Mërturi, cilësohet si një nga thesaret më të vyera të Alpeve Shqiptare dhe zonë me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor.
Nikaj-Mërtur është një rajon i vogël historik në rrethin e Tropojës. Në aspektin administrativ, Nikaj-Mërtur i përket qarkut nën bashkinë Lekbibaj, krahas fshatit Rajë që i përket bashkisë së Fierzës. Në lindje kufizohet me bashkinë e Bujanit, me Thethin në veri, me Shalën dhe Shoshin në perëndim dhe në jug me Tropojën.





