Përveç rikonstruksionit të ambienteve mësimore, shkolla është pajisur edhe me hapësira të dedikuara për aktivitete sportive, kulturore dhe komunitare, duke i dhënë institucionit një rol më të gjerë se ai i zhvillimit të mësimit.

Ambientet do të shërbejnë gjithashtu për zbatimin e programeve “Pas Shkolle”, të cilat synojnë të mbështesin zhvillimin social dhe artistik të nxënësve përmes aktiviteteve të ndryshme.

Në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore