Qëllimi është të përshpejtohet rruga nga një ide inovative deri te zhvillimi dhe dalja në treg e produkteve të reja, duke reduktuar pengesat administrative dhe burokratike.

Sipas komisioneres evropiane për Startup-et, Kërkimin dhe Inovacionin, Ekaterina Zaharieva, kompanitë inovative kanë nevojë për qasje në infrastrukturë moderne për të testuar teknologjitë dhe për të zhvilluar produkte konkurruese.

Karta parashikon gjashtë parime kryesore, rritjen e transparencës për shërbimet dhe kostot, kontrata më të thjeshta, mbrojtje të sigurt të pronësisë intelektuale, mbështetje të përshtatur për bizneset, standarde cilësie dhe bashkëpunim më të madh mes qendrave kërkimore për ndarjen e të dhënave.

Nisma është pjesë e strategjisë më të gjerë të Bashkimit Evropian për të forcuar konkurrueshmërinë përballë SHBA-së dhe Kinës dhe për ta bërë Evropën një nga vendet më tërheqëse në botë për krijimin dhe rritjen e kompanive të teknologjisë së avancuar.

Komisioni do të mbështesë zbatimin e Kartës përmes seminareve, aktiviteteve informuese dhe një platforme ku institucionet do të ndajnë praktikat më të mira