Fushat me livandë, kartolinë vjollcë nga Gramshi

0
3

Gramshi është një ndër zonat ku spikat kultivimi masiv i livandës, bimës aromatike dhe kurative që përveç bukurisë, është edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për banorët.

Parcelat e mbjella me livandë në Kushovë të Gramshit, janë tashmë dhe vend tërheqës për turizmin. Ato krijojnë një peizazh piktoresk mes ngjyrës vjollcë dhe aromës karakteristike të tyre, duke u kthyer në ndalesën e preferuar të shumë vizitorëve dhe fotografëve.

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë lloje bimësh, të cilat formojnë thuajse 32 % të të gjithë florës së Evropës.

Produktet më të rëndësishme të eksportit janë sherbela, rigoni, trumza, etj.