Vendimi për lejimin e pantallonave të shkurtra në zyrë ka nxitur debat në Japoni.
Sipas një sondazhi, 53,5 për qind e të anketuarve janë kundër kësaj ideje, ndërsa 46,5 për qind e mbështesin.
Disa kritikë shprehen se veshja mund të ndikojë në imazhin profesional, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një masë të domosdoshme për t’u përshtatur me temperaturat gjithnjë e më ekstreme.
Fushata “Cool Biz” u lançua në vitin 2005 për të nxitur veshje më të lehta gjatë verës dhe për të kursyer energji.
Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive, ndërsa Japonia regjistroi verën më të nxehtë në historinë e saj vitin e kaluar.


