Opera “Rozafa” ka një histori të veçantë krijimi. Kompozitori shkodran Ndoc Pistulli, një talent i rrallë me vesh absolut, u bë pjesë e operës së parë shqiptare, “Mrika”, që në moshën 16-vjeçare si pianisti i saj i parë. Vetëm në moshën 25-vjeçare ai nisi kompozimin e operës “Rozafa”, një vepër që, pas dekadash, u ngjit për herë të parë në skenë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për artin lirik shqiptar.
Premiera botërore e “Rozafës” përfaqëson një rikthim të çmuar të një krijimtarie të mbetur për vite jashtë skenës dhe një homazh për trashëgiminë muzikore e kulturore shqiptare.





