Gjimnazi “Sulejman Delvina” në Delvinë i është nënshtruar rikonstruksionit total. Nxënësit e mësuesit do të gjejnë në shtator ambiente që garantojnë kushte bashkëkohore të mësimdhënies.Investimi synon përmirësimin e infrastrukturës së shkollës, krijimin e ambienteve më të sigurta dhe funksionale për nxënësit e mësuesit, si dhe përshtatjen e hapësirave me kërkesat bashkëkohore të procesit arsimor.





