Parku Kombëtar i Butrintit fton vizitorët të shohin nga afër mozaikët e tij unikë.
Rihapja e tyre bëhet në varësi të vlerësimit nga ana e specialistëve përkatës, me qëllim përditësimin e gjendjes së konservimit, dokumentimin, ndërhyrjet e nevojshme, nevojat për kërkim shkencor, si dhe programi i konservimit dhe menaxhimit të parkut.
Procesi kryhet nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe të Parkut të Butrintit. Ai përfshin inspektimin, heqjen e shtresave mbrojtëse, pastrimin dhe dokumentimin me teknika bashkëkohore të mozaikëve. Pasi kryhen ndërhyrjet e nevojshme, mozaikët ekspozohen për publikun dhe monitorohen rregullisht deri në rimbulimin e tyre.





