EtnoArtGallery – “Shtëpia e Kujtesës”, e vendosur në zemër të Pazarit të Vjetër të Korçës, sjell për vizitorët koleksione me kostume autentike, objekte të rralla dhe elementë të traditës, duke përcjellë historinë e jetës së dikurshme në qytet dhe në fshat.
EtnoArtGallery – “Shtëpia e Kujtesës” është kuruar nga kostumografja Lirika Pojani, ku çdo element i ekspozuar përcjell histori dhe dëshmi të trashëgimisë kulturore shqiptare.





