Linja e re ajrore do të operojë tre herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke u ofruar udhëtarëve më shumë mundësi lidhjeje mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, hapja e kësaj linje të re kontribuon në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, duke lehtësuar lëvizjen e pasagjerëve, zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimet ekonomike.





