Shqipëria e bunkerëve: 173 mijë kupola betoni të ndërtuara për një armik imagjinar

Gjashtë bunkerë për çdo kilometër katror. Kjo ishte dendësia që Shqipëria arriti në kulmin e fushatës së saj të bunkerizimit, mes viteve 1967 dhe 1985.

Gjatë kësaj periudhe, në të gjithë vendin u ndërtuan rreth 600 mijë bunkerë të madhësive të ndryshme.

Një shifër marramendëse për një shtet të vogël si Shqipëria, e cila për dekada u përgatit për një pushtim që nuk ndodhi asnjëherë.

Sot, më shumë se 173 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë të pranishëm në peizazhin shqiptar: në male, fusha, qytete dhe pranë bregdetit.

Ato mbeten dëshmi të një epoke ku frika nga një sulm i mundshëm, u kthye në një politikë kombëtare.

Bunkerët u ndërtuan për të mbrojtur një popull nga një armik i imagjinuar, ndërsa vetë populli sakrifikonte kohë, punë dhe burime për t’i ngritur ato.