Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALELeja e re e qarkullimit zëvendëson 3 dokumente, kushton 40% më lirë

Leja e re e qarkullimit zëvendëson 3 dokumente, kushton 40% më lirë

Blendi Gonxhja, drejtor i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor u shpreh se, “leja e re e qarkullimit të mjetit, prej 2 muajsh ka zëvendësuar 3 dokumente dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale”. Gonxhja shkroi në rrjete sociale se, janë 32,724 leje të reja qarkullimi të lëshuara gjatë periudhës nga 6 qershor deri 29 korrik 2022. Krahasuar me një vit më parë numri i lejeve të reja të qarkullimit është rritur me 1,874, ose 6% më shumë dhe 11,099 më shumë krahasuar me 2018 (ose +51%). Sipas tij, formati i ri unifikon 3 dokumente në 1 lejen e vjetër të qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit. Ndërkohë që leja e re e qarkullimit kushton 2,100 Lekë, duke ulur kostot me 40% dhe duke rritur përfitimet për qytetarët. “45,813,600 Lekë kursyer qytetarëve nga ulja 40% e tarifës (nga 3,500 Lekë në 2,100 lekë) në më pak se 2 muaj. Kursen kohë pritje e shërbimi për qytetarët dhe nuk ka afat skadence”, tha ai. Leja ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE, vit prodhimi e vit të parë regjistrimi mjeti, kod QR, prokat rezistent, personalizim me puntim e prakticitet. Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë.https://ata.gov.al/2022/08/09/leja-e-re-e-qarkullimit-zevendeson-3-dokumente-kushton-40-me-lire/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments