E quajnë valë të nxehti sepse ngjajnë pikërisht me një valë që na përfshin dhe shfrytëzon dobësitë tona, shkruan salute.eu.
Nxehtësia ekstreme, për shembull, rrit temperaturën e trupit, përshpejton rrahjet e zemrës, vështirëson frymëmarrjen, shkakton dehidrim dhe mund të nxisë ankthin e depresionin.
Vapa mbytëse, me të cilën duket se do të duhet të mësohemi dhe që këto ditë ka përfshirë gjithë Italinë, është ajo që çon temperaturat mbi 40°C dhe e mbush ajrin me lagështi.
Temperaturat në rritje kanë bërë që numri i qyteteve italiane me alarm të kuq të rritet nga 12 në 15.
Ky është niveli më i lartë i alarmit (niveli 3), që do të thotë se ekziston një situatë emergjente me pasoja të mundshme për shëndetin jo vetëm të të moshuarve, fëmijëve të vegjël dhe personave me sëmundje kronike, por edhe të njerëzve të shëndetshëm dhe aktivë.
Me pak fjalë, rrezikohen të gjithë, por mbi të gjitha ata që kanë tashmë një gjendje të brishtë shëndetësore.





