Ekspozita solli tek publiku mbi 150 vepra të realizuara nga 64 artistë shqiptarë dhe të huaj, të përzgjedhura nga një juri ndërkombëtare. Piktorët pjesëmarrës përfaqësojnë mbi 25 vende të botës, duke e kthyer Pogradecin në një pikëtakim të rëndësishëm të artit bashkëkohor dhe të teknikës së akuarelit.Ekspozita është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit “Lin in Aqua 2”, organizuar nga Qendra për Shoqëri Aktive (QSHA), me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, nën kurimin dhe organizimin e artistëve Foti Kllogjeri dhe Armand Xhika.