Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh; Vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore me origjinë Afrikane; duke bërë që orët e paradites të VIJOJNE me intervale të gjata me diell dhe temperatura mjaft të larta NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit shpeshtim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në zonat Lindore – Juglindore si edhe pjesërisht në Qendër të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE duke luhatur vlerat ditore nga; 15°C vlera më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 38°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Shkodrës.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.



