Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi reagoi sot në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Peleshi u shpreh se, “kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret”. “Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Peleshi u bëri thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen, në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. “Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i Madh, Bashkia Mat”, tha Peleshi.https://ata.gov.al/2022/08/08/peleshi-kushtet-atmosferike-po-veshtiresojne-punen-ne-perballje-me-zjarret/