Me ujërat e kristalta ngjyrë bruz, qytetet historike të mbrojtura nga UNESCO dhe kuzhinën autentike, Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Evropë, shkruan media gjermane “Merkur.de”.

Sipas medieve gjermane, vendi mbetet ende një “sekret i ruajtur mirë” për shumë turistë evropianë, megjithëse popullariteti i tij po rritet me ritme të shpejta.