Organizata tha se qëndrueshmëria e tregut ishte e dukshme, me vepra të mëdha nga Pablo Pikaso, Willem de Kooning, Helen Frankenthaler, Josef Albers, David Hockney dhe Louise Bourgeois që gjetën blerës në orët e hapjes së panairit, i cili u hap sot për publikun.
Organizatorët thanë se vepra e Pikasos e vitit 1963 ” “Le peintre et son modèle dans un paysage”, që kishte një çmim prej 35 milionë dollarësh, u shit nga ”Hauser & Wirth”, e cila gjithashtu raportoi shitjen e dy veprave nga Cy Twombly.
“Dita e parë e Art Basel 2026 ka qenë e shkëlqyer për ‘Hauser & Wirth”, tha drejtori i galerisë Iwan Wirth pas shitjeve.
Ndër shitësit e tjerë ishin Thaddaeus Ropac dhe David Zwirner.
Panairi ka bindur më shumë se 190 galeri që t’i mbajnë veprat e tyre kryesore në shitje të pazbuluara deri në hapjen VIP, në vend që të ofrojnë mundësi për t’u parë para shitjes.
Kjo do të thotë që veprat e artistëve të njohur si Gerhard Richter, Andy Warhol, Pierre Huyghe dhe Henry Moore u panë për herë të parë vetëm të martën.
Midis veprave të shitura ishte një pikturë në vaj i De Kooning i vitit 1984 për një shumë të lartë prej shtatë shifrash për një koleksion privat në Azi brenda orës së parë, si dhe dy vepra të Hockney: “Studio Interior #2” (2014) për 8,5 milionë dollarë dhe një vizatim në iPad nga seria “The Arrival of Spring in Woldgate” për 650,000 dollarë.
Blerësit amerikanë mungonin kryesisht këtë vit.
“Amerikanët po shikojnë më shumë drejt Parisit, ku ka pasur një Art Basel Paris që nga viti 2022”, tha Ropac për dpa.
Kishte gjithashtu pak blerës aziatikë.
Ropac tha se cilësia e ofruar mbeti e lartë dhe se iniciativa e re e panairit po pritej pozitivisht.





