Gadishulli Skandinav parashikohet që të dominohet nga vranësirat e shumta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe shiu. Gjithashtu dita e shtunë PARAQITET me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu pjesërisht edhe Qëndrën e kontinentit, KU në zona të izoluara priten përkohësisht edhe rrebeshe në formë breshëri. Ndërsa Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit Europian do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. PO ashtu MBETET Europa Jugore nën ndikimin e valëve të të nxehtit Afrikan, duke sjellë në këtë rajonë temperatura shumë të larta dhe mbizotërim të intervaleve të gjata me diell.