Masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta që kanë përfshirë Rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit dhe temperaturat e ajrit në Maqedonin e Veriut, KU maksimumet pritet të jenë shumë më të larta se vlerat normale për Qershorin. Kthjellimet do të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit pas mesdite parashikohet që të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore. Mbrëmja largon gradualisht vranësirat duke rrikthyer kthjellimet në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Verit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 16°C temperatura më e ulët e shënuar në Gostivar deri në 37°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet sërisht në qytetin e Shkupit; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësin deri në 20 km/h nga drejtimi Perëndimor.



