Republika e Kosovës është përfshirë nga masat ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti Afrikan, duke bërë që të ketë temperatura shumë të larta në vend. Gjithashtu për gjatë gjithë ditës Kosova parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm, KU në orët e para të mëngjesit dhe mesditës pothuajse i gjithë territori do të mbizotërohet nga kthjellimet. Ndërsa pasditja shfaqë në zonat Veriore dhe Lindore kalime të pakta vranësirash POR nuk pritet të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në mëngjes DHE mesditë duke u luhatur nga; 15°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 35°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Prizrenit; Era do të fryjë e lehtë; me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor.



