Republika e Kosovës; do të MBETET nën mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës POR mesdita dhe pasditja do të sjellin kalimeve vranësirash nëpër të githë territorin e Kosovës; më të dukshmë në zonat Veriperëndimore – Jugperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu; Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta te cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 11°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë makismale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.



