Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e gjobiti ekipin turk të Fenerbahçes me 50 mijë euro, si dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e radhës evropiane, për shkak të tifozëve që thërrisnin emrin e presidentit rus Vlladimir Putin në ndeshjen e kthimit kundër Kiev Dinamos në Stamboll në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Kampioni i Ukrainës triumfoi me rezultat 2:1, ndërsa disa tifozë të Fenerbahçes brohoritën “Putin, Putin”. Fenerbahce është gjobitur për hedhjen e sendeve të forta në fushë nga tribuna dhe brohoritjet fyese, dhe pavarësisht gjobës, do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit për ndeshjen e radhës në kompeticionet evropiane.https://ata.gov.al/2022/08/07/uefa-ndeshkon-fenerbahcen-per-thirrjet-mbeshtetese-per-putinin/