Shqipëria Moti – E Shtunë, 6 Qershor 2026

0
5

Sipas MeteoAlb: Ri-aktivizimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës; do të diktojnë kushtet atmosferike në territorin Shqiptar duke bërë që; orët e paradites të VIJOJNE me intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura mjaft të larta KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit kalime vranësirash; të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga; 10°C vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 35°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në shumë qytete të zonës së ulët.   

Era do të fryjë e lehtë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 28 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.