– Gjithçka nis që në një mijë ditët e para të jetës, të cilat janë themelore për të përcaktuar mirëqenien e ardhshme. Më pas vazhdon gjatë adoleshencës, periudhë në të cilën formësohet shëndeti i zemrës dhe arterieve dhe ku mund të parandalohen në mënyrën më të mirë faktorët e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru, shkruan salute.eu.

Të rendisin sjelljet “që mbrojnë zemrën”, duke filluar që nga shtatzënia, janë ekspertët e mbledhur në Kongresin Italian të Pediatrisë.

Specialistët kanë përgatitur udhëzuesin e parë të plotë kushtuar shëndetit kardiovaskular tek më të vegjlit, i menduar për të shoqëruar familjet gjatë gjithë rritjes së fëmijëve.

Sepse zemra vihet në rrezik që në moshë të hershme: faktorët e rrezikut kardiovaskular po shfaqen gjithnjë e më herët dhe po përhapen edhe tek fëmijët.

Obeziteti, hipertensioni, kolesteroli i lartë, diabeti i tipit 2, ushqimet ultra të përpunuara dhe abuzimi me ekranet po kërcënojnë shëndetin kardiovaskular të fëmijëve dhe adoleshentëve.