Sipas MeteoAlb: Vija Bregdetare dhe shumë qytet të zonës së ulët do të MBETEN nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të PARAQITET moti në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu; Parashikohet që të njëjtat kushte atmtosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 32°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarqet; Durrës; Fier dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.




