Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “Molecular Cell” (2026) dhe i udhëhequr nga ekipi i studiuesve me autor kryesor Lisci et al., tregoi se vitamina B7 luan një rol kyç në mbështetjen e një “rruge alternative energjie”, që disa tumore përdorin për të vazhduar rritjen kur u mungon glutamina — një aminoacid thelbësor për zhvillimin e tyre.
Sipas rezultateve, qelizat kancerogjene zakonisht varen nga glutamina, për të prodhuar energji dhe për t’u shumuar.
Kur kjo lëndë ushqyese mungon, disa prej tyre arrijnë të mbijetojnë duke kaluar në një burim tjetër energjie, si piruvati.
Ky proces varet nga një enzimë mitokondriale e quajtur “karboksilaza e piruvatit”, e cila kërkon vitaminën B7 për të funksionuar.
Studiuesit zbuluan se kur biotina mungonte, kjo rrugë “shpëtimi” bllokohej dhe rritja e qelizave ndalej.
Efekti ishte edhe më i fortë tek qelizat kancerogjene me mutacione në gjenin FBXW7, i cili shpesh është i ndryshuar në disa lloje tumoresh dhe lidhet me kontrollin e rritjes qelizore.
Ekipi thekson se ky zbulim nuk nënkupton që vitamina B7 duhet shmangur në dietë.
Studimi është ende në fazë laboratorike dhe nuk ka implikime klinike direkte për pacientët, por ai hap një drejtim të ri kërkimi për terapi të mundshme që synojnë metabolizmin e tumoreve.





