Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të përkohëshme do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin Shqiptar gjatë orëve të paradites POR orët e pasdites; do të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu KU më të dukshme shirat priten në zonat Jugore dhe Juglindore; nuk përjashtohet mundësia e stuhive të breshërit; Të njëjtat kushte atmosferike me vranësira të herë pas – hereshme dhe shira lokalë do të na shoqërojnë edhe natës.
Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE duke bërë që temperatura minimale të shënohet deri në 10°C në zonat Verilindore NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 30°C në Fier dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.




