Fshati Levrushk ofron një panoramë të veçantë natyrore që tërheq vëmendjen e çdo vizitori. Produktet tradicionale të zonës, si bulmeti, mjalti dhe ushqimet bio, vlerësohen për cilësinë dhe origjinën natyrale.
Zona ka potencial edhe për zhvillimin e turizmit malor dhe atij natyror, falë ajrit të pastër, klimës së freskët dhe bukurive që ofron gjatë çdo stine. Vizitorët mund të shijojnë ecjet në natyrë, qetësinë e zonës dhe mikpritjen tradicionale të banorëve vendas.
Levrushku, ngjan me një copëz parajse në tokë, aty ku natyra, kultura dhe historia ndërthuren për të krijuar një identitet të veçantë lokal.





