Kalaja e Pogradecit është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët, veçanërisht gjatë sezonit pranverë-verë, duke u bërë pjesë e guidave kulturore dhe historike në juglindje të Shqipërisë.

Vizitorët që ngjiten drejt kalasë kanë mundësi të shijojnë pamjen panoramike të qytetit të Pogradecit dhe liqenit të Ohrit, i mbrojtur nga UNESCO, si dhe të njihen me historinë dhe traditat e zonës.

Kjo kala konsiderohet një nga vendbanimet e mirëfillta ilire, që do të thotë se ka qenë një qytet i vogël ndoshta një nga qendrat administrative më të rëndësishme të zonës në periudhën ilire. Sot prej kalasë ruhet vetëm një pjesë muri, por mbetet një destinacion me vlerë kulturore dhe pamje mbresëlënëse.