Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të MBETET nën ndikimin vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si fillim në Veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin; Herë pas – here; priten mini-stuhi ere; Pjesa e dytë e ditës do të VIJOJE me vranësira dhe shira të cilat do të jenë në formë shtrëngate; Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga; 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24°C pritet vlera maksimale në rang territori;
Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h në det të hapur nga drejtimi kryesisht Jugor ; kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.




