Shqipëria Moti – E Shtunë, 9 Maj 2026

0
26

Sipas MeteoAlb: Orët e para të mëngjesit do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta POR pa reshje do të jetë moti në zonat bregdetare; Duke ju afruar mesditës pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike duke larguar vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit; Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 6°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 27°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkune e Vlorës

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bejë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.