Gjirokastra, e njohur ndryshe si “qyteti i gurtë”, mbetet një nga destinacionet më të veçanta të jugut të Shqipërisë.
Me vlera të shumta historike, arkitekturore dhe kulturore, qyteti është ndër të parët në vend që është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Simboli më i njohur i qytetit është Kalaja e Gjirokastrës, e vendosur mbi një kodër që shkëputet lehtë nga Mali i Gjerë.
Ajo ngrihet në një pozicion strategjik vrojtimi, rreth 370 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një panoramë të gjerë mbi qytetin dhe zonat përreth.





