Sipas vendimit, do të ndalohet gjithashtu transportimi drejt Pekinit i mjeteve ajrore pa pilot (UAV) dhe i 17 komponentëve kryesorë të tyre.

Autoritetet theksojnë se masa është e nevojshme për të përballuar sfidat në rritje të sigurisë në hapësirën ajrore me lartësi të ulët.

Një zyrtar komunal, Xiong Jinghua, deklaroi se Pekini përballet me rreziqe më të mëdha dhe kërkohet një menaxhim më i rreptë i dronëve.

Banorët që zotërojnë dronë do të kenë një afat prej tre muajsh për t’i regjistruar ato pranë komisariateve lokale.

Ndërkohë, çdo fluturim pa leje do të konsiderohet shkelje dhe do të ndëshkohet me gjoba deri në 10 000 juanë (rreth 1,250 euro), si dhe me konfiskimin e pajisjes.

Edhe shitësit apo individët që kapen duke tregtuar dronë ose pjesë të tyre do të përballen me sanksione.

Megjithatë, rregullorja parashikon përjashtime për përdorime specifike si operacionet kundër terrorizmit, bujqësia, arsimi dhe aktivitetet sportive.

Në prag të hyrjes në fuqi të ligjit, disa dyqane në Pekin kanë nisur tashmë të heqin dronët nga ekspozimi, duke i dërguar në qytete të tjera.

Këto masa janë pjesë e një shtrëngimi më të gjerë të ligjeve në Kinë gjatë këtij viti.

Në nivel kombëtar, fluturimet e paligjshme me dronë mund të dënohen me deri në 15 ditë burg, ndërsa pajisjet janë të detyruara të transmetojnë të dhëna në kohë reale tek autoritetet gjatë fluturimit.