Qyteti bregdetar i Vlorës është një nga qendrat më të rëndësishme turistike, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.
Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.
E cilësuar si perla e jugut, Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor dhe ujërat e kristalta të detit.





