Qarku i Beratit dallon për përqendrimin më të lartë rajonal të investimeve bashkëkohore që kanë ndërmarrë fermerët për ndërtimin e serrave bujqësore.Të ndërtuara sipas standardeve më të mira, serrat garantojnë prodhim gjithëvjetor të produkteve bujqësore cilësore, që shkojnë kryesisht për eksport, por ndërkohë plotësojnë edhe zinxhirin furnizues për agroturizmet e zonës.

Skema Kombëtare e Mbështetjes për vitin 2026, me një buxhet fillestar prej 5,2 miliardë lekësh, synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian.

Në rastin e serrave fermerët përfitojnë rritjen e mbështetjes deri në 70% të kostos për kontrollin biologjik të dëmtuesve në serra.