Ky zhvillim pritet të mbushë një boshllëk të rëndësishëm në trajtimin e rreth 30 milionë foshnjave që lindin çdo vit në zonat e prekura nga malaria, kryesisht në Afrikë.
Deri tani, shumë prej tyre trajtoheshin me doza të destinuara për fëmijë më të rritur, gjë që rrit rrezikun për efekte anësore. OBSH rekomandon përdorimin e rrjetave të trajtuara me insekticide për të parandaluar pickimet e mushkonjave që në fazat e hershme të jetës.
Sipas të dhënave të OBSH-së, fëmijët nën moshën 5 vjeç përbëjnë rreth 75% të vdekjeve nga malaria.
Rreth 95% e rasteve dhe vdekjeve raportohen në Afrikë.
Në vitin 2024 u regjistruan 265 milionë raste dhe 579 000 viktima.
Vaksinat kundër malaries janë tashmë të disponueshme dhe ofrojnë një mbrojtje të pjesshme për fëmijët e vegjël.
Miratimi nga OBSH do të thotë se vendet mund të autorizojnë përdorimin e këtij ilaçi edhe në mungesë të kapaciteteve për prova klinike të gjera.
Gjithashtu, kjo u mundëson agjencive të OKB-së ta blejnë dhe, aty ku lejohet, ta përdorin në vendet ku malaria është e përhapur.





