Deri në mesditë; Republika e Maqedonisë së Veriut do të jenë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave; Kthjellimet më të theksuara priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut POR pjesa e dytë e ditës do ti bëjë vranësirat më të dukshme KU më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore – Lindore POR nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 1°C vlera më e ulët e shënuar në Tetovë deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi; Era do të fryjë mesatare; gjatë gjithë 24-orëshit; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.



