Pamje të rralla të botës së egër në Parkun Kombëtar të “Malit të Tomorrit”

0
2

Në videokolazhin e botës së egër, identifikohen kafshë si dhelpra, kunadhja, derri i egër dhe lepuri i egër, të filmuar në lëvizje të lirë në habitatin e tyre natyror, një dëshmi e bukur e jetës së egër dhe e ekosistemeve të shëndetshme që ruhen çdo ditë.

Kafshët e egra, jetojnë të qeta në habitatin e tyre falë moratoriumit të gjuetisë.

Videoja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona të vendit, njëherësh edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët për rëndësinë e natyrës dhe faunës së egër.