Vitin e kaluar, Japonia u përball me verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1989, në një kohë kur rritja e temperaturave po vërehet në shkallë globale për shkak të ndryshimeve klimatike.

Për krijimin e kësaj kategorie të re, JMA-ja zhvilloi një konsultim publik dhe mblodhi përgjigjet e 478 mijë personave, përpara se të zgjidhte shprehjen ”mizorisht e nxehtë”, e cila rezultoi më e preferuara.

Në vend të dytë u rendit ”ditë super jashtëzakonisht e nxehtë” (”cho-mosho-bi”), ndërsa ndër propozimet e tjera ishin edhe ”ditë sauna”, ”ditë për të qëndruar në shtëpi’ dhe ”ditë përvëluese”, sipas JMA.

Kjo kategori e re i shtohet termave që përdor tashmë agjencia për të përshkruar temperaturat: 25 gradë Celcius e më shumë (”ditë vere”), 30 gradë Celcius e më shumë (”ditë e nxehtë vere”) dhe 35 gradë Celcius e më shumë (”ditë me nxehtësi ekstreme”)