Sipas marrëveshjes, studentët, stafi akademik, institucionet arsimore dhe organizatat britanike do të kenë akses në programet Erasmus+ në të njëjtin nivel si vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit arsimor dhe akademik mes BE-së dhe Britanisë së Madhe pas largimit të këtij të fundit nga unioni.

Programi Erasmus+ është një nga iniciativat më të rëndësishme të BE-së, që mbështet mobilitetin e studentëve, shkëmbimet akademike dhe projektet arsimore ndërkombëtare.

Rikthimi i BM pritet të hapë më shumë mundësi për studentët dhe institucionet në të dy anët, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive në nivel evropian