Regjisori – i cili do të rikthehet në kinema më 12 qershor me blockbuster-in e shumëpritur fantastiko-shkencor ”Disclosure Day është shprehur i impresionuar nga Weapons, aq sa i ka zbehur dëshirën për të realizuar një film të ri horror.

“Nuk kam drejtuar ende një film horror dhe gjithmonë kam dashur ta bëj, dhe një ditë mund ta realizoj. Por ka pasur tashmë disa filma horror shumë të mirë që e kanë përmbushur këtë dëshirë timen. Kur shoh një film të madh horror si Weapons, nuk ndjej më nevojën të bëj diçka të ngjashme. E shoh Weapons dhe nuk më vjen dëshira të realizoj një film horror po aq të frikshëm apo edhe më të frikshëm”, shton ai.

”Më kënaq aq shumë sa, në thelb, dëshira ime për të bërë një film vërtet, vërtet të frikshëm, thjesht zhduket”, shton ai.

Gjithashtu, në Hollywood qarkullojnë prej kohësh thashetheme se në vitet ’80 ai ka drejtuar në fshehtësi ”Poltergeist”.

Ndërkohë, ai ka njoftuar se filmi i tij i ardhshëm do të jetë një western – një zhanër që nuk e ka trajtuar kurrë në karrierën e tij të gjatë dhe të jashtëzakonshme.