Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky raport në fund të shkurtit zbriti në 3,8%, nga 3,85% që kishte qenë për janarin.
Raporti i kredive me probleme shënoi rënie edhe me bazë vjetore, krahasuar me nivelin 4,06% që ishte në shkurt 2025.
Aktualisht, raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta të 18 viteve të fundit.
Sipas BSH-së, stoku i kredive me probleme në fund të shkurtit vlerësohet në vlerën 36 miliardë lekë.





